lajmi.net

Gjesti reagon për herë të parë në rrjetet sociale pas humbjes së të vëllait

Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë që pas vdekjes së vëllait të tij, Eldionit. Vëllai i ka vdekur në shtator të këtij viti në një aksident me motoçikletë. Që nga ajo kohë, artisti ka qëndruar në heshtje, pa një reagim në rrjete sociale e po ashtu larg muzikës. Në…

ShowBiz

29/12/2025 16:14

Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë që pas vdekjes së vëllait të tij, Eldionit.

Vëllai i ka vdekur në shtator të këtij viti në një aksident me motoçikletë.

Që nga ajo kohë, artisti ka qëndruar në heshtje, pa një reagim në rrjete sociale e po ashtu larg muzikës.

Në një postim të ri pas një kohe të gjatë, Gjesti i falënderon të gjithë që i kanë qëndruar pranë në këtë kohë të vështirë.

Po ashtu njofton se në janar të vitit 2026 do të rikthehet në muzikë.

Postimi i plotë i Gjestit (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje krejtve shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jemi parë për këtë po dua t’iu falënderoj secilin prej juve që më keni ndenjur afër mua dhe familjes time në këtë periudhë shumë të vështirë.

Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me ndejt larg rrjeteve sociale me u marr më shumë me veten dhe familjen time.

Sidoqoqftë, iu kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur mua.

Po e shfrytëzoj rastin me këtë video me ia uru Vitin e Ri të gjithëve, ishalla e keni shëndetin, lumturinë edhe familjen se të tjerat bëhen.

Si përfundim desha të iu tregoj se në vitin 2026 në janar kthehem në muzikë aty ku e kam vendin.

Kështu që ju dua, faleminderit shumë”.