Vazquez refuzon ofertën e parë të Real Madridit

Lojtarët e Real Madridit, si Luka Modric, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez në fund të sezonit do jenë të lirë.

Sport

04/01/2021 21:43

Kroati ka arritur marrëveshje që të rinovojë për një tjetër sezon, derisa Vazquez që këtë edicion ka qenë titullarë nuk ka pranuar, transmeton lajmi.net.

Thuhet se spanjollin nuk e ka bindur kontrata e ofruar, njësoi si Ramosin.

Tani Reali do vendos nëse do i pranojë kushtet e Vazquezit, derisa trajneri Zinedine Zidane dëshiron të vazhdojë ta mbajë në skuadër.

Interesim për Vazquez në të kaluarën kanë shprehur disa klube, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur./Lajmi.net/