Vazhdon mungesa e Kane, anglezi nuk është paraqitur as sot në stërvitje

Vazhdon mungesa e Harry Kane.

Sport

03/08/2021 11:31

Spekulimet për transferimin e Harry Kane kanë marrë një shtytje të fortë, pasi sot u bë dita e dytë që ai po mungon në stërvitjet e “Spurs”.

Sipas “Football London” kjo ka ndodhur shkaku se Kane po shtyn për një transferim tek Manchester City dhe ka zgjedhur këtë lloj “presioni” për drejtuesit e Tottenham Hotspur që ta pranojnë transferimin e tij tek Manchester City, transmeton lajmi.net.

Situata është e çuditshme pasi Tottenhami nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për transferim nga lojtari, por as nuk është informuar për mungesën e tij./Lajmi.net/