Vazhdon kriza për Juventusin, mposhten nga Monza

Juventusi ka pësuar humbjen e radhës. ‘Zonja e Vjetër’ u mposhtë 2:0 nga Monza, shkruan lajmi.net. Kriza e Juventusit vazhdon ta ndjek ende, me skuadrën e Maxi Allegrit që nuk duket se po këndellet. Golin e parë për Monza e realizoi Caprari, por që VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Kjo nuk e ndaloi…

Sport

29/01/2023 16:55

Juventusi ka pësuar humbjen e radhës.

‘Zonja e Vjetër’ u mposhtë 2:0 nga Monza, shkruan lajmi.net.

Kriza e Juventusit vazhdon ta ndjek ende, me skuadrën e Maxi Allegrit që nuk duket se po këndellet.

Golin e parë për Monza e realizoi Caprari, por që VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Kjo nuk e ndaloi skuadrën e Monzas që të shënojnë sërish.

Po rridhte minuta e 18’ kur Patrick Ciurria shënoi për rezultatin 1:0.

Ndeshja vijoi të jetë interesante.

Me mysafirët që shënuan edhe golin e dytë. Dany Mota në minutën e 39’ çoi shifrat në 2:0 për Monza.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Në pjesën e dytë Juve u fokusua të ngushtojë epërsinë, mirëpo nuk ia arritën.

Pas kësaj humbje Juventusi bien në vendin e 13 me vetëm 23 pikë.

Kurse Monza ngjiten mbi ‘Zonjën e Vjetër’, në pozitën e 11 me 25./Lajmi.net/