Presidentja Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës
Presidentja Shiroka Pula u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen më 25 tetor. Përmes një mesazhi, ajo ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të së drejtës së votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në…
Lajme
Presidentja Shiroka Pula u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen më 25 tetor.
Përmes një mesazhi, ajo ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të së drejtës së votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këto komuna, raporton lajmi.net
Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e bashkimit politik, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në listë dhe në votim, me synimin për të siguruar më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e saj.
Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja në zgjedhje përbën një kontribut të drejtpërdrejtë në përfaqësimin politik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Në fund të mesazhit, Shiroka Pula ka përsëritur thirrjen për unitet në përfaqësim dhe angazhim për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./Lajmi.net/