Vazhdon “drama”, largohet posteri i Mbappe nga “Parku i Princave”

“Drama” mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ende po vazhdon dhe ka filluar të bëhet edhe më iteresante. Së fundmi janë publikuar disa imazhe në rrjetet sociale ku shihen disa punonjës duke larguar posterin e sulmuesit të Kombëtares së Francës nga stadiumi “Parku i Princave”, shkruan Lajmi.net Mbappe është duke kërkuar të qëndroj edhe për…

Sport

08/08/2023 16:22

“Drama” mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ende po vazhdon dhe ka filluar të bëhet edhe më iteresante.

Së fundmi janë publikuar disa imazhe në rrjetet sociale ku shihen disa punonjës duke larguar posterin e sulmuesit të Kombëtares së Francës nga stadiumi “Parku i Princave”, shkruan Lajmi.net

Mbappe është duke kërkuar të qëndroj edhe për një sezon në PSG, por drejtuesit e kësaj skuadre nuk pajtohen me idenë e lojtarit francez. Andaj tashmë kërkojnë oferta nga klubet europiane për ta caktuar të ardhmen e tij.

Në fakt, Real Madridi është skuadra favorite për të nënshkruar me Kylian Mbappe, por ky i fundit dëshiron që në “Santiago Bernabeu” të shkoj gjatë vitit tjetër si “lojtar i lirë”.

Të interesuar për Mbappen në afatin kalimtar janë shumë klube, përfshi këtu edhe nga Arabia Saudite, Chelsea dhe Barcelona./Lajmi.net/