Vazhdojnë negociatat Milan-Chelsea, marrëveshja për Ziyech shumë afër

Milan dhe Chelsea janë duke vazhduar negociatat për Hakim Ziyech.

Sport

18/07/2022 17:50

Lojtari me tipare ofensive, Hakim Ziyech vazhdon të jetë në listën e dëshirave të ‘Rossoneri’.

Sipas mediave londineze, Milan po vazhdon bisedimet dhe tashmë ka gati një formulë për transferimin e Ziyech, transmeton lajmi.net.

Lëvizja mund të kompletohet për 5 milionë euro si huazim, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

Të dyja klubet janë pozitive dhe shohin mundësi të mira për arritjen e marrëveshjes.

Ziyech pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Milan, Stefano Pioli. /Lajmi.net/