Van Gaal u takua me Robbenin

Mediat angleze raportojnë se trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka vizituar yllin e Bayernit, Arjen Robben, para ndeshjes që kishte Bayernit kundër Cityt.

Sport

26/11/2014 18:47

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja angleze, Express, mësojmë se Van Gaali kishte shkuar në hotelin ku po qëndronte Bayerni, për të takuar superyllin, Robben.

“Unë nuk erdha këtu për ta vizituar Bayernin, por për ta vizituar Robbenin”, raportohet të ketë thënë Van Gaal për Express.

Përndryshe, që nga arritja e Van Gaalit te United, Robben është lidhur me një kalim në Old Trafford, për shkak të raporteve të mira që ka me trajnerin e Djajve.

Sidoqoftë, këto gjëra mbeten vetëm spekulime, pasi dihet se Robben është njëri ndër lojtarët kryesor të Bayernit, dhe bavarezët nuk lejojnë largimin e yjeve të klubit.