Van Gaal: Ja pse De Gea nuk u transferua në Real Madrid
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka bërë të ditur arsyet pse portieri David de Gea nuk u transferua në Real Madrid.
Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka zbuluar arsyet pse portieri David de Gea nuk u transferua në Real Madrid.
Ylli spanjoll ishte shumë pranë kalimit në Santiago Bernabeu, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Por, në fund ai qëndroi në Old Trafford ku e vazhdoi kontratën.
“Nëse Real Madrid do të paguante çmimin e tij, dhe t’i bënte gati dokumentet me kohë, De Gea do të ishte shitur. Po ashtu, besoj se kur një futbollist duhet të dëshirojë të luajë për një klub”, theksoi ai.