Van Dijk me mesazh për tifozët pas rikthimit të tij

Virgil Van Dijk është rikthyer në fushat e blerta pas lëndimit që e mbajti shumë gjatë jashtë futbollit.

Sport

30/07/2021 09:57

Van Dijk u lëndua në ndeshjen ndaj Evertonit, pas një ndërhyrje të Jordan Pickford në tetor të vitit 2020 përkatësisht 285 ditë më parë, transmeton lajmi.net.

Ai dje u paraqit si zëvendësues bashkë me Joe Gomez në miqësoren e Liverpoolit ndaj Hertha BSC.

30 vjeçari më pas zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram për të përçuar një mesazh për mbështetësit e tij.

“285 ditë më parë, unë fillova rrugëtimin tim drejt rikthimit. Është shumë vështirë të përshkruaj sesi ndihem, por e rëndësishme është të them se ndihem i bekuar që kam mbështetjen e kaq shumë njerëzve të mrekullueshëm”, tha Van Dijk.

“Doktorët, fizioterapeutët, trajnerët dhe stafi që më kanë qëndruar pranë që nga dita e parë. Falënderoj edhe bashkëlojtarët që më dhanë energji të mbaj kokën lart, tifozët për dashurinë e tyre, mbështetjen dhe inkurajimin, dhe më së shumti nga të gjithë, familjen time sepse pa ta nuk do të mund ta bëja. Puna nuk përfundon këtu, ky është vetëm fillimi”, përfundoi Virgil Van Dijk./Lajmi.net/