Van Dijk i qetë para ndeshjes me Man City: Frikë është fjala që Liverpool nuk njeh

Virgil Van Dijk është vetëbesim maksimal para ndeshjes kundër Manchester City.

Sport

10/11/2019 10:11

Liverpool dhe Manchester City do të kontestojnë njëra tjetrën në ‘Anfield’, sot, me fillim nga ora 17:30.

Kjo ndeshje mund të vendos shumëçka edhe sa i përket garës për titullin e kampionit në Premierligë, pasur parasysh se Liverpool prinë me gjashtë pikë në krye të tabelës.

Përkundër presionit të madh, Van Dijk ka thënë se ‘Reds’ nuk e njohin fjalën frikë.

“Ne nuk shohim aq larg përpara, sepse kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe e dimë se City kanë skuadër fantastike. Por, nuk kishte panik në sezonin e kaluar, kur garonim për titullin” ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam frikë. Nuk duhet të kesh frikë kur je në fushën e blertë. Frikë është ajo që nuk ndjehet tek Liverpool” ka thënë ndër të tjerash holandezi.

Liverpool është akoma në ndjekje të ëndrrës 30 vjeçare – titullit të parë në Premierligë. /Lajmi.net/