Valverde me shaka: Do ta jepja gruan për ta fituar Champions Leaguen
Fede Valverde, në shaka e sipër, tha se është në gjendje ta japë gruan për ta fituar Champions Leaguen.
Sport
Mesfushori që po shkëlqen me “Los Blancos” u tregua i pakursyer kur u pyet se çka do të ofronte në këmbim të trofeut më të madh për klube.
“Ndoshta jo të birin, por jam i gatshëm ta jap gruan për Champions League (qesh)”, tha ndër të tjera Valverde, transmeton lajmi.net.
Epike ishte edhe përgjigjja e gruas së tij e cila tha se nuk e gjykon për këtë zgjedhje.
“Nuk e gjykoj. Duhet të sakrifikosh. Gjithçka është për të 14-ën”, reagoi me shaka ajo.
Ndeshja Real Madrid – Liverpool do të luhet të shtunën më fillim nga ora 21:00 në “Stade de France”. /Lajmi.net/