Valencia me përmbysje të ‘çmendur’ fiton një pikë ndaj Atleticos

Atletico Madrid në fundin e ndeshjes ka lëshuar dy pikë ndaj Valencias, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Sport

07/11/2021 18:12

“Los Rijoblancos” ishin duke fituar me rezultat 1 – 3, por në kohën shtesë Valencia shënoi dy herë për të arkëtuar një pikë, shkruan lajmi.net.

Ishte qendërsulmuesi Luis Suarez që zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një asistimi nga Angel Correa (35′), rezultat edhe me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë, Valencia e nisi më mirë duke barazuar rezultatin pas një autogoli të Savic (50′).

Por, shpresat për përmbysje të Valencias zgjaten vetëm tetë minuta, pasi Antoine Griezmann me një eurogol nga distanca riktheu epërsinë e mysafirëve (58′).

Ndërsa, pas vetëm katër minutave Vraseljko dyfishoi epërsinë (62′).

Kur u mendua që gjithçka mbaroi Valencia gjeti edhe dy herë golin në kohën shtesë, ishte Hugo Duro që shënoi dy herë (90+2, 90+7), për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë barazim, Atletico Madrid renditet në pozitën e katërt me 23 pikë, derisa Valencia renditët në pozitën e 10-të me 1 7sosh./Lajmi.net/