Vajza e Ibrahim Tatlises, Dilan Çitak, arrestohet pas incidentit me policinë në Bodrum
Një incident i pazakontë ka përfshirë këngëtaren turke Dilan Çıtak, vajza e artistit të njohur İbrahim Tatlıses, e cila është ndaluar nga policia në Bodrum pas një ndjekjeje dramatike. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Atatürk në lagjen Konacık, ku Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës me makinën e saj, duke shpërfillur urdhrin e policisë për…

ShowBiz
Një incident i pazakontë ka përfshirë këngëtaren turke Dilan Çıtak, vajza e artistit të njohur İbrahim Tatlıses, e cila është ndaluar nga policia në Bodrum pas një ndjekjeje dramatike.
Ngjarja ndodhi në Bulevardin Atatürk në lagjen Konacık, ku Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës me makinën e saj, duke shpërfillur urdhrin e policisë për të ndaluar, transmeton lajmi.net
Sipas autoriteteve, këngëtarja jo vetëm që nuk iu bind urdhrit të parë për ndalim, por goditi një oficer policie me automjet dhe vazhdoi të lëvizte, derisa oficerët u detyruan të qëllojnë në ajër për ta ndalur.
Pas ndalimit, ndaj saj u ngritën disa akuza, përfshirë rrezikimin e sigurisë në trafik, mosbindjen ndaj urdhrit zyrtar dhe rezistencën ndaj një punonjësi të rendit. Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe mediat turke, duke tërhequr vëmendjen për sjelljen e papërgjegjshme të figurave publike në raport me ligjin./lajmi.net/