Vajushi te Chievo

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Vajushi në mënyrë zyrtare është transferuar te skuadra e Serie A, Chievo Verona.

Sport

02/02/2015 20:12

Edhe një shqiptar tjetër është transferuar në Serie A. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Vajushin.

Lojtari sot ka nënshkruar kontratë zyrtare me Chievon dhe është prezantuar menjëherë me fanellën e skuadrës së tij të re.