Usyk i fortë për Whiterspoon – fiton me nokaut teknik

Oleksandr Usyk e ka nisur me fitore aventurën e tij në peshat e rënda të boksit.

Sport

13/10/2019 08:12

Boksieri ukrainas ka shënuar fitoren e parë në kategorinë e rëndë të boksit, duke mposhtur Chazz Whiterspoon, me nokaut teknik, raporton lajmi.net.

Usyk nuk e nisi aq mirë raundin e parë, duke e humbur atë me rezultat 9:10, por u rikthye për të fituar gjashtë raundet e tjera, me të njëjtat shifra.

Ukrainasi arriti që tek në raundin e tetë të mbyllte duelin, për të fituar me nokaut teknik.

Tani, Usyk do të synojë duele më të mëdha, me emra si Tyson Fury apo Deontay Wilder. /Lajmi.net/