Ushtarët irakian i hakmerren ISIS-it me tortura dhe vrasje si të xhihadistëve (Foto)
Dhjetëra fotografi dhe video janë publikuar, të cilat përmbajnë pamje të torturave dhe prerje të kokave pjesëtarëve të Shtetit Islamik, nga ana e ushtarëve irakianë.

Bota
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale nga Forcat Speciale Irakiane të trajnuara nga Ushtria Amerikane, janë realizuar në territore të cilat më parë mbaheshin nën kontrollin e ISIS, transmeton lajmi.net.
Në një llogari në Instagram me emër Iraqi_lion18 janë postuar disa foto ku shihen koka të prera dhe trupa të xhihadistëve.
Pronari i llogarisë ka shkruar se kjo ishte një hakmarrje për masakrat e ISIS që u kishte bërë qindra kadetëve ushtarakë afër Tikritit në qershor të vitit të kaluar. (lajmi.net)