Ushtarët e KFOR-it marrin pjesë në marshimin tradicional “DANCON” në Kampin e Novosellës

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë marrë pjesë në marshimin tradicional “DANCON”, të organizuar në Kampin e Novosellës. Ky aktivitet, i cili është një traditë shumëvjeçare e Ushtrisë Daneze, kombinon sfidat e qëndrueshmërisë fizike me forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe, raporton lajmi.net Sipas KFOR-it, ndër vite ky marshim…

Lajme

07/11/2026 09:35

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë marrë pjesë në marshimin tradicional “DANCON”, të organizuar në Kampin e Novosellës.

Ky aktivitet, i cili është një traditë shumëvjeçare e Ushtrisë Daneze, kombinon sfidat e qëndrueshmërisë fizike me forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe, raporton lajmi.net

Sipas KFOR-it, ndër vite ky marshim është shndërruar në simbol të frymës së përbashkët të misionit, ku 31 shtete kontribuuese qëndrojnë të bashkuara për një qëllim të vetëm.

“Fuqia e KFOR-it qëndron në unitetin e tij. Duke sfiduar kufijtë, duke ecur përpara dhe duke kapërcyer sfidat së bashku, paqeruajtësit dëshmojnë forcën, paanshmërinë dhe vendosmërinë e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, në dobi të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e misionit.

KFOR-i ka theksuar se aktivitete të tilla forcojnë frymën ekipore dhe bashkëpunimin mes ushtarëve të vendeve të ndryshme që shërbejnë në Kosovë./Lajmi.net/