United, i gatshëm të bëjë gjithçka për De Jong

Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Frenkie de Jong me çdo kusht, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta bindin holandezin të largohet nga Barcelona. Sipas gazetës ‘SPORT’, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ do të bëjnë një ofertë përfundimtare të pakundërshtueshme, e cila do ta bënte atë lojtarin më…

Sport

31/07/2022 11:59

Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Frenkie de Jong me çdo kusht, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta bindin holandezin të largohet nga Barcelona.

Sipas gazetës ‘SPORT’, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ do të bëjnë një ofertë përfundimtare të pakundërshtueshme, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër, transmeton lajmi.net.

United dhe Barcelona do të takohen për të mbyllur marrëveshjen pasi të përfundojnë përgatitjet parasezonale në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Mbetet të shihet nëse me ofertën e fundit do të bindet holandezi të kalojë në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/