United është duke negociuar me Atleticon për Moratan

Manchester United dhe Atletico Madrid janë në negociata për Alvaro Moratan. Sipas raportimeve nga ‘The Athletic’, United dhe Atletico janë në bisedime për transferimin e spanjollit në ‘Old Trafford’, transmeton lajmi.net. Atletico e vlerëson sulmuesin në rreth 35 milionë euro dhe nëse United përputhet me çmimin e kërkuar, atëherë sulmuesi mund të kthehet në Premier…

Sport

13/08/2022 18:25

Manchester United dhe Atletico Madrid janë në negociata për Alvaro Moratan.

Sipas raportimeve nga ‘The Athletic’, United dhe Atletico janë në bisedime për transferimin e spanjollit në ‘Old Trafford’, transmeton lajmi.net.

Atletico e vlerëson sulmuesin në rreth 35 milionë euro dhe nëse United përputhet me çmimin e kërkuar, atëherë sulmuesi mund të kthehet në Premier Ligë.

Interesim për Moratan kanë shfaqur edhe Juventusi, por që një tjetër rikthim i spanjollit në Torino nuk pritet të ndodhë./Lajmi.net/