Marshi për Liri, Përparim Rama: Prishtina mirëpret të gjithë, trafiku urban e parkingu falas
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha sot se kryeqyteti mirëpret të gjithë qytetarët e Kosovës për Marshin për Liri, që është organizuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së. Rama tha se sot transporti urban dhe parkingu…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha sot se kryeqyteti mirëpret të gjithë qytetarët e Kosovës për Marshin për Liri, që është organizuar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së.
Rama tha se sot transporti urban dhe parkingu prapa Pallatit të Rinisë janë falas.
“RISHTINA MIRËPRET TË GJITHË QYTETARËT NË MARSHIN PËR LIRI! Kryeqyteti gjithmonë do të mbetet shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi. Sot, transporti urban në Kryeqytet është FALAS! Parkingu te Pallati i Rinisë, Falas! Mirë se vini në Prishtinë!”, ka shkruar Rama.
Nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të nisë një marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, katër ditë para dhënies së vendimit në Hagë.
Organizatorët e shumë figura publike kanë bërë thirrje që të marrin pjesë. Organizatorët nga platforma “Liria ka emër” kanë ftuar edhe liderët e partive politike shqiptare që të jenë aty.