Ulreich vazhdon kontratën me Bayern Munich
Portieri i dytë i gjigantit gjerman, Sven Ulreich do vazhdojë edhe një vit me Bayernin.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/bavarezet-scaled.jpeg)
Sport
Ulreich kishte kontratë me bavarezët deri në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka nënshkruar zgjatjen e saj.
Gjermani do të qëndrojë së paku edhe një sezon me Bayernin, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur klubi me anë të një postimi në rrjetet e tyre zyrtare.
Ulreich ka vetëm tetë paraqitje me gjigantin gjerman ku ka pranuar 12 gola dhe ka mbajtur portën e paprekur në dy takime./Lajmi.net/
Der #FCBayern verlängert bis 2023 mit Sven #Ulreich! 🙌#MiaSanMia pic.twitter.com/oCMTBsPeYY
— FC Bayern München (@FCBayern) May 7, 2022