Ukraina bisedime me ShBA-të, Zelensky: Të vazhdojmë përpjekjet diplomatike – askush nuk e do këtë luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se delegacioni i tij ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë janë zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë. Sipas tij, në këto bisedime kanë marrë pjesë edhe Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa diskutimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Zelensky ka…

Bota

21/03/2026 21:53

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se delegacioni i tij ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë janë zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë.

Sipas tij, në këto bisedime kanë marrë pjesë edhe Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa diskutimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Zelensky ka theksuar se vazhdimi dhe intensifikimi i përpjekjeve diplomatike është thelbësor për arritjen e paqes, duke e cilësuar konfliktin si një agresion të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai u shpreh se përfundimi i luftës është në interes të të gjithëve dhe se askush nuk përfiton nga vazhdimi i saj. Sipas tij, çështja kryesore mbetet nëse Rusia është e gatshme të angazhohet seriozisht për një zgjidhje reale të konfliktit, me sinqeritet dhe respekt.

“Është e rëndësishme për të gjithë botën që të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe të punojmë për përfundimin e kësaj lufte – luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Askush nuk e dëshiron këtë luftë,” ka deklaruar ai.