UEFA ‘skuq’ italianët
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka mohuar njoftimin e bërë nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete se stadiumi San Siro është caktuar si nikoqir i finales në Ligën e Kampionëve më 2016. Abete u paraqit para gazetarëve dhe deklaroi se stadiumi – që ndahet nga Milan dhe Inter – është përzgjedhur…

Sport
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka mohuar njoftimin e bërë nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete se stadiumi San Siro është caktuar si nikoqir i finales në Ligën e Kampionëve më 2016.
Abete u paraqit para gazetarëve dhe deklaroi se stadiumi – që ndahet nga Milan dhe Inter – është përzgjedhur për finalen e garës elite të klubeve evropiane më 2016.
Mirëpo, UEFA ka reaguar menjëherë duke mohuar marrjen e një vendimi të tillë.
“Milan është vetëm një prej disa kandidatëve”, thuhet në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të UEFA-së.
Për më tepër, Federata e kryesuar nga presidenti Michel Platini ka theksuar se: “Qyteti nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2016 nuk është vendosur ende, dhe vendimi do të merret në pranverën e vitit 2014”.