UEFA raportohet se është dakord me Mourinhon për performancën e Anthony Taylor

UEFA raportohet se po shqyrton performancën e Anthony Taylor në finalen e Evropa Ligës dhe ‘pajtohet’ me pretendimet e Jose Mourinhos. Mourinho goditi gjyqtarin e Premier Ligës pas paraqitjes së tij në finalen e Europa Ligës të javës së kaluar midis Sevillas dhe AS Roma. Sevilla mundi Romën 4-1 me penallti, me trajnerin portugez që…

Sport

06/06/2023 09:46

UEFA raportohet se po shqyrton performancën e Anthony Taylor në finalen e Evropa Ligës dhe ‘pajtohet’ me pretendimet e Jose Mourinhos.

Mourinho goditi gjyqtarin e Premier Ligës pas paraqitjes së tij në finalen e Europa Ligës të javës së kaluar midis Sevillas dhe AS Roma.

Sevilla mundi Romën 4-1 me penallti, me trajnerin portugez që bëri të njohura ndjenjat e tij për paraqitjen e Taylor pas fishkëllimës së fundit.

Shpërthimi i tij bëri që 44-vjeçari të sulmohej në aeroportin e Budapestit në skena tronditëse, me fansat që u kthyen kundër menaxherit veteran .

Por, sipas ‘Calciomercato’ dhe ‘Corriere dello Sport’, Mourinho dhe Roma nuk ishin të vetmit që kritikuan daljen e Taylor në finalen e Evropa Ligës.

Raportet thonë se UEFA ‘pajtohet’ me pretendimet e 60-vjeçarit dhe do të shqyrtojë performancën e arbitrit anglez.

Besohet se emëruesi i UEFA-s, Roberto Rosetti nuk ishte i impresionuar me trajtimin e disa situatave nga Taylor. Nga goli me dorë i Fernando deri tek penalltia që akordoi për Sevillas, e cila u përmbys nga VAR.

Kjo mund të nënkuptojë se atij nuk i jepet një detyrë tjetër e profilit të lartë si një finale e madhe e Kupës Evropiane./Lajmi.net/