UEFA paralajmëron spektakël në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Kosova do të jetë nikoqir i Malit të Zi në ndeshjen që zhvillohet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sport

14/10/2019 20:24

Përfaqësuesja jonë ka edhe tri ndeshje deri në fund të kualifikimeve për Euro 2020, e që natyrisht se do të jenë tri finale.

‘Dardanët’ sonte nga ora 20:45 do të kërkojnë vetëm fitore ndaj malazezëve që kanë humbur shpresat për t’u kualifikuar.

Kosova ka ende shanse të mëdha që të kualifikohet në Euro 2020, pasi gjendja aktuale në Grupin A është ende e hapur me Anglinë dhe Republikën Çeke me nga 12 pikë, tanët me tetë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga tri.

UEFA ka bërë të ditur se do të jetë një ndeshje për t’u mos u humbur sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa Përfaqësuesja jonë në këto kualifikime është e pamposhtur në shtëpi.