UEFA me lajm shokues për Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm aspak të mirë.

Sport

18/03/2019 14:16

Cristiano Ronaldo bëri një veprim të turpshëm në ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madridit, si hakmarrje ndaj Diego Simeones.

Ylli portugez kishte bërë shenjë nga organi gjenital i tij, si hakmarrje ndaj trajnerit argjentinas nga ndeshja e parë, transmeton lajmil.net.

UEFA të hënën ka njoftuar se Ronaldo përballet me sjellje të pahijshme, pasi ai kishte përsëritur festimin që kishte bërë trajneri i Atleticos, Diego Simeone në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Madrid, të cilën skuadra madrilene e kishte fituar me shifrat 2-0.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të marrë vendim për rastin të enjten. Simeone për festimin e tij ishte gjobitur me 20 mijë funte, mirëpo nuk u suspendua. /Lajmi.net/