UEFA “ia huq” emrin të njërit finalist të Superkupës së Evropës – e ngatërron Frankfurtin me Romën

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, e ka lëshuar një gafë dje në rrjetin social, Twitter, e që nuk shpëtoi pa u komentuar nga fansat.

Sport

15/07/2022 11:43

Teksa po e paralajmëronin daljen në shitje të biletave për Superkupën e Evropës, ata ia “huqën” emrit të njërit prej finalistëve.

Në vend të çiftit Real Madrid – Eintrach Frankfurt, ata e shkruan emrin e skuadrës së Romës si kundërshtar i “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve nëpër botë, të cilët ngurruan ta korrigjojnë UEFA-n për këtë lëshim të momentit.

Siç dihet, në Superkupën e Evropës luajnë fituesi i Champions Leagues, në këtë rast Real Madridi, dhe fituesi i Europa League, Eintrach Frankfurt. /Lajmi.net/