UEFA dënon klubin serb, shkak Kosova
Komisioni Disiplinor i UEFA-së do ta dënojë klubin serb Partizan për thirrjet “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbaos në Europa League.

Sport
Partizanit të Beogradit nuk po i shkruhet mirë.
Thirrjet “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Athletic Bilbaos pritet t’i kushtojnë klubit serb me gjobë, por edhe rrezikojnë t’ua mbyllin një sektor të stadiumit për duelin e ardhshëm në shtëpi kundër Augsburgut më 10 dhjetor, shkruajnë mediat serbe, raporton “Lajmi.net”.
Ky është rasti i dytë së fundmi që UEFA dënon një skuadër për thirrjet “Kosova është Serbi” që i bënë edhe Lokomotiv Moska në duelin kundër Skënderbeut.