U tha se u lëndua, por Hazard është gati për “El Clasico”

Eden Hazard do të jetë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të turit parasezonal. Përkundër që u tha se lojtari është lënduar, duket se rikuperimi i tij ishte shumë i shpejtë, transmeton lajmi.net. Belgu po ka vazhdimisht telashe me dëmtime të cilat po e penalizojnë që ta shfaqë potencialin e plotë. 31-vjeçari ende nuk…

Sport

23/07/2022 11:15

Eden Hazard do të jetë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të turit parasezonal.

Përkundër që u tha se lojtari është lënduar, duket se rikuperimi i tij ishte shumë i shpejtë, transmeton lajmi.net.

Belgu po ka vazhdimisht telashe me dëmtime të cilat po e penalizojnë që ta shfaqë potencialin e plotë.

31-vjeçari ende nuk ka arritur të shpërthejë me Realin, anipse pritshmëritë ndaj tij janë akoma të mëdha. /Lajmi.net/