U tha se po qëndron në Mallorca, në jahtin e tij luksoz – Zbulohet pse Ronaldo s’mori pjesë në funeralin e Jotas?
Mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë mortore të Diogo Jotës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, si në Portugali ashtu edhe më gjerë. Kapiteni i kombëtares portugeze nuk udhëtoi drejt vendlindjes për t’i dhënë lamtumirën bashkëlojtarit dhe mikut të tij, i cili ndërroi jetë në rrethana tragjike. Sipas të përditshmes britanike Mirror Football,…

Sport
Mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë mortore të Diogo Jotës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, si në Portugali ashtu edhe më gjerë. Kapiteni i kombëtares portugeze nuk udhëtoi drejt vendlindjes për t’i dhënë lamtumirën bashkëlojtarit dhe mikut të tij, i cili ndërroi jetë në rrethana tragjike.
Sipas të përditshmes britanike Mirror Football, vendimi i Ronaldos nuk ishte i rastësishëm. Ylli portugez ka zgjedhur që të mos marrë pjesë në funeral, duke vlerësuar se prania e tij mund të kishte zhvendosur vëmendjen nga ceremonia dhe dhimbja kolektive, për shkak të ndikimit dhe famës së tij të madhe, transmeton lajmi.net.
“Ai ka preferuar të mbajë një profil të ulët këto ditë, duke qëndruar i rrethuar nga familja e tij,” raportoi Mirror Football, duke theksuar ndjeshmërinë e Ronaldos ndaj situatës.
Ndërkohë, një tjetër burim – gazeta Ultima Hora nga Mallorca – ka publikuar informacione të tjera nëpërmjet Daily Mail, ku thuhet se Cristiano Ronaldo është parë gjatë këtyre ditëve duke pushuar në ishullin spanjoll, në jahtin e tij luksoz me vlerë prej 5.5 milion paundësh.
Megjithatë, asnjë deklaratë zyrtare nga vetë Ronaldo apo përfaqësuesit e tij nuk është dhënë lidhur me mungesën në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa reagimet publike vazhdojnë. /lajmi.net/