U lëndua nga shoku i skuadrës në stërvitje para Botërorit, Mbappe me deklaratën e vitit

21:01 | 13 Qershor 2018

“… askush nuk ka vdekur”, deklaroi me mahi Mbappe.

Kylian Mbappe është i gatshëm për Kupën e Botës.

Pas lëndimit të djeshëm, Mbappe ka theksuar që është 100% gati, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë jam i gatshëm 100%. Lëndimi në stërvitje është diçka që ndodh dhe do të ndodh përsëri. Mirëpo, askush nuk ka vdekur”, deklaroi Mbappe.

“Unë jam shumë mirë dhe mezi pres të luajë në Botëror”.

“Kemi sulm të mirë, por duhet të angazhohemi edhe në mbrojtje sepse përndryshe s’do të arrijmë sukses”, shtoi ai. /Lajmi.net/