U kërkua për dy vepra penale, Policia e arreston në Deçan personin e dënuar me 4 vjet burgim
Policia në Deçan ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 tetor 2026, rreth orës 11:15, në rrugën “Fatmir Nimonaj” në Deçan, pas pranimit të informatës për vendndodhjen e personit të kërkuar. Zyrtarët policorë kanë lokalizuar dhe arrestuar…
Lajme
Policia në Deçan ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 tetor 2026, rreth orës 11:15, në rrugën “Fatmir Nimonaj” në Deçan, pas pranimit të informatës për vendndodhjen e personit të kërkuar.
Zyrtarët policorë kanë lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet Xh. Th., i cili kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Gjatë arrestimit, sipas Policisë, i njëjti ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll dhe ta arrestojnë, në përputhje me autorizimet dhe dispozitat ligjore në fuqi.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale për dorëzimin e tij tek institucionet përkatëse, me qëllim të ekzekutimit të dënimit prej katër vjetësh burgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, realizimin e urdhërarresteve dhe forcimin e sigurisë për qytetarët. /Lajmi.net/