U ble për 30 mln euro, Guardiola e shet për dy milionë

Manchester City është skuadra më rritjen më të shpejtë në Evropë në vitet e fundit.

Sport

05/07/2019 10:35

Ndër vite, për të ndërtuar një skuadër konkurruese, pronarët nga ‘Etihad Stadium’, kanë shpenzuar shuma marramendëse në transferimin e lojtarëve.

Jo të gjitha këto transferime, kanë dalë të jenë të qëlluara, përcjell lajmi.net.

Ka pasur jo pak raste, kur për lojtarë të caktuar janë shpenzuar shuma të mëdha, për t’u larguar ‘falas’ pastaj.

I njëjtë është rasti me Eliaquim Magala, që në vitin 2014 nga Manuel Pellegrini u ble për 30 milionë euro, ndërsa tani do të shitet nga Pep Guardiola për 2 milionë euro.

Janë turqit e Besiktas, që për 2 milionë euro, duan transferimin e Magala./Lajmi.net/