Tyson Fury stërvitet në plazhin e Bournemouth
Tyson Fury po vazhdon stërvitjet.
Sport
Kampioni i WBC në peshat e rënda, Tyson Fury, po vazhdon të mbajë formën e tij të lartë, para duelit të radhës.
Deontay Wilder është emri i ardhshëm me të cilin Fury duhet të përballet, por pandemia Covid-19 ka bërë që oraret të ndryshohen.
Gjithsesi, kjo nuk po e pengon Furyn që të stërvitet. Britaniku është parë duke vrapuar në plazhin e Bournemouth, transmeton lajmi.net.
Fury ka qenë i shoqëruar nga një person që nuk ishte trajneri i tij.
Fury synon mbrojtjen e titullit dhe pastaj duelin me Anthony Joshua për unifikimin e titujve të peshave të rënda. /Lajmi.net/