Twitter planifikon të fusë reagimin me ’emoji’ në cicërima

Twitter mund t'i funksionalizojë 'emoji'-t si formë reaguese ndaj një cicërime, për t'i mundësuar bashkëveprim të mëtutjeshëm përdoruesve të rrjetit social.

Auto & Tek

11/06/2020 22:52

Sipas një cicërime nga eksperti i inxhinierisë, Jane Manchun Wong, platforma duket se po eksperimenton me një ndërfaqe që lejon përdoruesit të zgjedhin një nga disa ’emoji’ si formë për të bashkëvepruar me një cicërimë.

Aktualisht, Twitter ofron mundësi bashkëveprimi vetëm nëpërmjet pëlqimit dhe ‘retweet’, transmeton lajmi.net.

Eksperimenti i fotografuar nga Manchun Wong tregon menynë që lejon përdoruesit të zgjedhin një nga pesë ’emoji’ – përfshirë fytyrën e befasuar , një ‘100’ të nënvizuar dhe një fytyrë duke qeshur.

Siç është vërejtur nga SocialMediaToday, Twitter më parë ka testuar reagimet e emoji në 2015 në të njëjtën kohë me platformën rivale, Facebook.

Sipas The Verge, kthimi i tiparit të reagimit ka më shumë kuptim, marrë parasysh se ofron më shumë mundësi reagimesh ndaj një cicërime pa replikuar fare. /Lajmi.net/