Qeveria vendos në ankand 5 automjete të vjetra të Ministrisë së Arsimit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 23 nëntor. Sipas vendimit, Ministria e Digjitalizimit dhe e Administratës Publike obligohet që të kryejë procedurat e shitjes…

Lajme

24/11/2026 23:19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 23 nëntor.

Sipas vendimit, Ministria e Digjitalizimit dhe e Administratës Publike obligohet që të kryejë procedurat e shitjes së automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në listën e automjeteve që do të dalin në ankand janë gjithsej pesë automjete, tri të markës Suzuki, një Mitsubishi dhe një Nissan Patrol.

Lista e automjeteve që do të shiten:

– Suzuki, i vitit 2000, me çmim fillestar të shitjes 250.

– Suzuki, i vitit 2000, me çmim fillestar të shitjes 250.

– Suzuki, i vitit të shënuar 200 në dokument, me çmim fillestar të shitjes 250.

– Mitsubishi, i vitit 2002, me çmim fillestar të shitjes 200.

– Nissan Patrol, i vitit 2004, me çmim fillestar të shitjes 250.

Pjesë e vendimit është edhe lista e automjeteve jashtë përdorimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Më poshtë detaje: