Twitter detyron të gjithë punëtorët të punojnë nga shtëpia për të mos shpërndarë koronavirusin
Twitter u ka thënë të gjithë punonjësve (pesë mijë) në të gjithë botën që të punojnë nga shtëpia në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit.
Auto & Tek
Vendimi i platformës së rrjetit social që stafi të shmangë zyrën pason pas kërkesat e ngjashme nga qeveritë e shteteve të prekura nga koronavirusi, transmeton lajmi.net.
Puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për punonjësit në zyrat e kompanisë Korenë e Jugut, Hong Kong dhe Japoni.
Virusi ka vrarë më shumë se 3,100 njerëz, dhe ka infektuar mbi 90,000.
“Ne po inkurajojmë të gjithë punonjësit në mbarë botën që të punojnë nga shtëpia nëse ata janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë”, tha shefi i burimeve njerëzore të Twitter, Jennifer Christie, në një postim në blog të hënën.
Qëllimi, sipas Christie, është që të ulën mundësitë e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit. /Lajmi.net/