Inteligjenca artificiale trondit bursat botërore, bie edhe çmimi i naftës
Bursat aziatike shënuan rënie të fortë sot, pas një vale shitjesh të aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale në Wall Street, raporton Associated Press. Indeksi Taiex i Tajvanit ra me mbi 6%, ndërsa aksionet e prodhuesit të çipave Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) humbën 8,1% të vlerës. Aksionet e MediaTek ranë me 10%. Në Korenë…
Bota
Bursat aziatike shënuan rënie të fortë sot, pas një vale shitjesh të aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale në Wall Street, raporton Associated Press.
Indeksi Taiex i Tajvanit ra me mbi 6%, ndërsa aksionet e prodhuesit të çipave Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) humbën 8,1% të vlerës. Aksionet e MediaTek ranë me 10%.
Në Korenë e Jugut, indeksi Kospi ra me 5,6%, ndërsa Samsung Electronics humbi 9,1% dhe SK Hynix 8,6%.
Në Japoni, indeksi Nikkei 225 ra me 3,6%. Humbje të konsiderueshme pësoi investitori i OpenAI, SoftBank Group, aksionet e të cilit ranë me 16,1%, ndërsa prodhuesi i gjysmëpërçuesve Kioxia humbi 15,4%.
Në Kinë, indeksi Shanghai Composite ra me 0,9%, ndërsa në Australi indeksi S&P/ASX 200 humbi 0,5%. Për dallim nga shumica e tregjeve aziatike, indeksi Hang Seng në Hong-Kong shënoi rritje prej 1%.
Rikthimi i drejtuesit të Nvidia-s nuk qetëson tregjet
Rikthimi i Jensen Huang në krye të Nvidia-s nuk ka arritur të largojë shqetësimet e investitorëve lidhur me përfitueshmërinë e investimeve masive në inteligjencën artificiale.
Aksionet e Nvidia-s ranë me 5,9%, vetëm një ditë pasi kishin shënuar rritje prej 31,5%.
Kompania CoreWeave humbi 11,8% të vlerës, GE Vernova 4,8%, ndërsa Anthropic, kompania që qëndron prapa asistentit të inteligjencës artificiale Claude, pësoi rënie prej 6,5%.
Në Wall Street, indeksi S&P 500 ra me 0,5%, duke regjistruar humbjen e 8-të në 9 ditët e fundit. Nasdaq humbi 1,5%, ndërsa Dow Jones shënoi rritje prej 0,9%.
Normat e larta të interesit dhe pasiguria nëse inteligjenca artificiale do të gjenerojë fitime të mjaftueshme për të justifikuar investimet miliardëshe në qendrat e të dhënave po shtojnë presionin mbi sektorin teknologjik.
Bien edhe çmimet e naftës
Rënie kanë shënuar edhe çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.
Nafta Brent u lirua me 1,3%, duke zbritur në 87,67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ra me 1,5%, në 80,86 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, euro u dobësua kundrejt dollarit amerikan, duke u tregtuar me 1,0946 dollarë, nga 1,0966 dollarë më parë.