Turqia mundohet ta bind Januzajn

Turqia nuk ka hequr ende dorë nga Adnan Januzaj. Selektori Fatih Terim ka zbuluar se Federata Turke e Futbollit (TFF) po mundohet ta bind talentin kosovar ta zgjedh Përfaqësuesen turke. 19 vjeçari nuk ke vendosur ende se cilën kombëtare do ta zgjedh, ndërsa në opsion ka Anglinë, Belgjikën, Shqipërinë dhe Kosovën. Por, flitet se futbollisti…

Sport

20/03/2014 15:29

Turqia nuk ka hequr ende dorë nga Adnan Januzaj. Selektori Fatih Terim ka zbuluar se Federata Turke e Futbollit (TFF) po mundohet ta bind talentin kosovar ta zgjedh Përfaqësuesen turke.

19 vjeçari nuk ke vendosur ende se cilën kombëtare do ta zgjedh, ndërsa në opsion ka Anglinë, Belgjikën, Shqipërinë dhe Kosovën.

Por, flitet se futbollisti nga Istogu ka lidhje familjare me Turqinë, prandaj turqit po mundohen që ta bëjnë atë për verte.

“Presidenti i Federatës, stafi dhe unë do ta bëjmë të pamundurën që Januzaj të luajë për Turqinë”, ka thënë trajneri i njohur për mediat turke.

Trajneri Terim insiston se babai i Adnanit, Abedini, është me prejardhje turke, kështu që ish trajneri i Fiorentinës dhe Milanit është i bindur se ylli i Manchester Unitedit ka të drejt të luajë për Përfaqësuesen Turke.

Por, ai i përmendi edhe opsionet tjera, të cilat i ka në ‘xhep’ ish futbollisti i Anderlechtit.

“Babai i tij është turk dhe nëna kosovare. Dhe, Shqipëria, Anglia, Kosova e Belgjika, të gjtha e duan atë që ta përfaqësojë vendin e tyre”, vijoi Terim.

Ky i fundit është i mendimit se Turqia e ka për obligim të mundohet ta bind futbollistin që ta zgjedh këtë përfaqësuese. “Nëse nuk do t’ia ofronim atij mundësinë të na përfaqësojë ne, do të kritikoheshim për këtë”.

“Ne po mundohemi t’ia krijojmë mundësinë Januzajt që të luajë për Turqinë. Mendoj, nëse ai vendos të luajë për ne, ne do të kemi drejt ta marrim dhe të na përfaqësojë”, përfundoi Terim.

Edhe pse është lindur në Belgjikë, respektivisht në Bruksel, Januzaj nuk i ka përfaqësuar kurrë grupmoshat e reja të këtij vendi, duke i refuzuar disa herë ftesa.

Gjithashtu, edhe Shqipëria ka insistuar disa herë që ta bëjë atë Kuqezi, por babai i futbollistit, Abedini, i cili e merr çdo vendim për të birin e tij, e ka refuzuar Armand Dukën me kompani.

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë vazhdimisht se Januzaj dëshiron të luajë për Anginë, por që nuk ka të drejt ta bëjë një gjë të tillë edhe 2-3 vjet, derisa të bëhet banor zyrtar i këtij vendi.

Në fund, Kosova. Vendi i tij e ftoi për miqësoren historike të 5 marsit ndaj Haitit, por Januzaj nuk ishte i gatshëm ta pranonte këtë ftesë, edhe pse, babai i tij nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen mesfushori ofanziv të luajë pikërisht për Kosovën.