Turqi, hetimet ndaj puçistëve, urdhërarrest për 139 nëpunës
Në kuadër të vazhdimit të hetimeve ndaj organizatës terroriste FETO, Prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër arreste për 139 nëpunës të dikurshëm dhe aktual në institucione të ndryshme shtetërore të cilët e kanë përdorur programin për komunikim kriptografik “ByLock”,
Bota
Prokuroria shtetërore në Ankara vërtetoi se 30 nëpunës në Ministrinë turke të Zhvillimit dhe po aq ish-nëpunës në Ministrinë e Arsimit e kanë shfrytëzuar sistemin e shifruar sekret të komunikimeve në kuadër të strukturave terroriste të FETO-s, dhe për këto persona janë lëshuar urdhër arreste.
Bëhet fjalë për ish-nëpunës të cilët janë larguar nga vendet e punës gjatë hetimeve të kaluara, të cilat shpiejnë në lidhjen e tyre me organizatën terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitti të kaluar kreu tentim të dështuar për grusht shteti në Turqi, aktorët e së cilës ishin terroristë të infiltruar në kuadër të institucioneve shtetërore në vend.
Paralelisht me këtë, po e njëjta prokurori sot në mëngjes lëshoi fletë-arrest dhe urdhër-arrest për edhe 79 nëpunës në institucionet lokale në Ankara, për të cilët po ashtu është vërtetuar se kanë përdorur rrjetin e komunikimit “ByLock”. Bëhet fjalë për gjithsej 60 nëpunës të administratës së qytetit në Ankara dhe 19 nëpunës në komunat Sinxhar, Kecioren i Kahramankazan.
Në mesin e tyre, 56 akoma janë nëpunës aktiv dhe 23 nëpunës të cilët më herët janë shkarkuar nga funksioni.
Pjesëtarët e policisë turke, më saktë të Departamentit për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, filluan operacion të gjerë me qëllim të arrestimit të të dyshuarve.
Në krye të Fetullah Gylen, organizata terroriste FETO me ndërmjetësim të pjesëtarëve të infiltruar brenda institucioneve, në korrik të vitit të kaluar tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, me ç’rast së paku 249 persona humbën jetën.
Turqia më pas nisi një luftë të gjerë kundër kësaj organizate terroriste, e cila është formuar para disa dekadave, dhe nën mantelin e parimeve fetare abuzon ndjenjat fetare të njerëzve për shkak të realizimit të planeve të saj terroriste.
Terroristët e FETO-s, gjegjësisht strukturat paralele shtetërore, kanë shfrytëzuar mënyra sekrete dhe të koduara të komunikimit përmes sistemit “ByLock”, ndërsa pikërisht ky rrjet u ndihmoi organeve hetimore turke në zbulimin e duarve të FETO-s, që kishin përfshirë pothuajse të gjitha institucionet e Turqisë.