Tuchel u shpreh i zemëruar pas humbjes së thellë ndaj Arsenalit
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është zemëruar me humbjen në miqësoren ndaj Arsenalit. Arsenali ka korrur fitore me rezultat të thellë (4:0) ndaj Chelseat dhe kjo e ka zemëruar trajnerin e ‘Bluve të Londrës’. “Nuk e di nëse kam humbur ndonjëherë një ndeshje në parasezon 4-0. Nuk mbaj mend të mos fitoj dy ndeshje radhazi…
Sport
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është zemëruar me humbjen në miqësoren ndaj Arsenalit.
Arsenali ka korrur fitore me rezultat të thellë (4:0) ndaj Chelseat dhe kjo e ka zemëruar trajnerin e ‘Bluve të Londrës’.
“Nuk e di nëse kam humbur ndonjëherë një ndeshje në parasezon 4-0. Nuk mbaj mend të mos fitoj dy ndeshje radhazi në parasezon. Unë jam një tifoz i madh i një parasezonal të fortë në gjithçka: atmosferë, ndjenjë, performancë, besim”, tha fillimisht Tuchel, përcjell lajmi.net.
Azpilicueta dhe Alonso janë dy emrat që priten të largohen, kjo mund të ketë ndikim në performancën e tyre me ekipin.
“Ne kemi shumë lojtarë që po mendojnë të largohen dhe që shikojnë opsionet, mendoj se është e qartë, ne kishim një thirrje urgjente për lojtarë cilësorë”, përfundoi gjermani.
Chelsea nuk ka filluar mirë ndeshjet e parasezonit, pasi edhe në takimin e tyre të parë janë ndarë baras ndaj Charlotte FC./Lajmi.net/