Tuchel për Lukakun: Ishte dëshira e tij të shkonte, ne e lejuam

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur në lidhje me rikthimin e Romelu Lukakut në Itali, tek Interi.

Sport

14/07/2022 19:23

Një vit pasi u transferua në Angli, tek Chelsea, ishte vetë lojtari që kërkoi rikthimin në Seria A, tek ‘Nerazzurrët’.

Kështu pas iniciativës së tij për një rikthim në Itali, drejtuesit e klubit e lejuan një lëvizje të tillë.

Ishte Tuchel që tha se lojtari kishte dëshirë t`i bashkohej sërish Interi, ndërsa ai së bashku me pronarët e lejuan një rikthim të tij në Itali.

“Ne vendosëm së bashku me pronarët që do ta linim atë (Lukakun) të shkojë.

Ishte dëshira e tij që të shkonte, kishte mundësi, e lamë të shkojë”, ishin fjalët e gjermanit, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai foli edhe për transferimin e tyre më të ri, Sterling.

“Ne sollëm tani Raheem Sterling, i cili na jep shumë fleksibilitet, shumë lëvizshmëri, shumë opsione sulmuese në front, edhe nëse nuk marrim më shumë lojtarë”, përfundoi Tuchel.

Lukaku iu bashku Interit në formë huazimi, ndërsa Sterling kaloi te ‘Blutë e Londrës’ më një marrëveshje të përhershme./Lajmi.net/