Tuchel për Brojen: Ai është lojtari ynë dhe nuk kemi interes ta shesim

Thomas Tuchel ka folur në lidhje me situatën që po kalon shqiptari Armando Broja te Chelsea.

Sport

16/07/2022 08:07

Futbollisti, pas huazimit nga Southampton, është kthyer te “blutë”, ndonëse pritet që kjo periudhë në “Stamford Bridge” të mos jetë shumë e gjatë, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, kështu nuk po thotë “timonieri” i ish-kampionëve anglezë duke thënë se aktualisht nuk po mendojnë ta shesin shtatlartin shqiptar.

“Broja është lojtari ynë. Tash për tash nuk kemi interes ta shesim. Ai është këtu ta tregojë veten”, tha ndër të tjera gjermani.

“Blutë” së fundi u përforcuan me Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly, fakt ky që tregon se dikush nga skuadra e tanishme mund ta lërë klubin londinez së shpejti. /Lajmi.net/