Tuchel për Azpilicuetan: Nuk jam i sigurt nëse dua t`i jap atë që ai dëshiron
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur në lidhje me Cesar Azpilicuetan. Tash e sa koha Azpilicueta është i lidhur me një transferim te Barcelona. Pavarësisht që thuhet se spanjolli e dëshiron kalimin në ‘Camp Nou’, është trajneri i londinezëve që nuk dëshiron ta lë të lirë lojtarin. “Është një pyetje e vështirë sepse nuk…
Sport
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur në lidhje me Cesar Azpilicuetan.
Tash e sa koha Azpilicueta është i lidhur me një transferim te Barcelona.
Pavarësisht që thuhet se spanjolli e dëshiron kalimin në ‘Camp Nou’, është trajneri i londinezëve që nuk dëshiron ta lë të lirë lojtarin.
“Është një pyetje e vështirë sepse nuk jam i sigurt nëse dua t’i jap Azpit atë që ai dëshiron”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e mbrojtësit spanjoll./Lajmi.net/