Tuchel: Lukaku është profili i lojtarit që kërkonim

Thomas Tuchel ka folur për transferimin e Romelu Lukakut.

Sport

10/08/2021 10:05

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për transferimin më të ri të Chesleat, Romelu Lukakun, shkruan lajmi.net.

Gjermani theksoi se Lukaku është lojtari i cili i përshtatej më së shumti profilit të Chelseat dhe karakteristikat e tij ishin ato çfarë ata po kërkonin në treg.

“Ai ishte një profil që luan me shpinë, krijon hapësira dhe i krijon ato për Kai Havertz, Timo Werner dhe Christian Pulisic të cilët do të luanin përreth tij”, tha ai.

“Këtë profil të lojtarit nuk e kemi në skuadër dhe po e kërkojmë, nëse është e mundur ta transferojmë atëherë mirë, nëse jo do të gjejmë një zgjidhje tjetër”, tha Tuchel.

“Kjo nuk është koha për të dhënë emra, shkaku i respektit për klubet tjera”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/