Tuchel i interesuar për transferimin e Dembeles te Chelsea

Trajneri i Chelseas, Thomas Tucel është i interesuar për të transferuar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele në fundin e sezonit.

Sport

09/12/2021 09:31

Francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me katalunasit dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë, transmeton lajmi.net.

Man United dhe Newcastle United gjithashtu janë të lidhur me shërbimet e lojtarit, por “Mundo Deportivo”, raporton se edhe “Blutë” i janë bashkuar garës.

Interesimi i Chelseas thuhet se është shkaku i trajnerit Thomas Tuchel, i cili ka punuar me Dembelen te Borussia Dortmund.

Tuchel vazhdon të këtë lidhje të mirë me lojtarin këmbëshpejtë dhe ndoshta do e bind të nënshkruajë parakontratë gjatë afatit dimëror.

Dembele ka pësuar lëndime të shpeshta që ndikuan të mos gjejë formën në “Camp Nou”, por vazhdon të vlerësohet lartë nga top klubet evropiane./Lajmi.net/