Ramadani bën narko-testin para se të betohet si deputet, kërkon nga të gjithë pushtetarët ta bëjnë atë
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani ka bërë narko-testin para se të ulet në ulësen e Kuvendit të Kosovës dhe të betohet si deputet. Ai ka kërkuar që këtë test ta bëjnë të gjithë pushtetarët, shkruan lajmi.net. “Ju sfidoj, bëjeni narko-testin. Sot, një prej rreziqeve kryesore të sigurisë kombëtare, është shpërndarja e drogave nëpër…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani ka bërë narko-testin para se të ulet në ulësen e Kuvendit të Kosovës dhe të betohet si deputet.
Ai ka kërkuar që këtë test ta bëjnë të gjithë pushtetarët, shkruan lajmi.net.
“Ju sfidoj, bëjeni narko-testin. Sot, një prej rreziqeve kryesore të sigurisë kombëtare, është shpërndarja e drogave nëpër shkolla, rrugë dhe në ambiente të ndryshme. Për këtë, flisni me prindërit të cilët zgjohen në mëngjes e binë në mbrëmje me shqetësimin serioz nëse fëmijët e tyre do të rrëmbehen nga droga. Shteti ka përgjegjësi për luftimin e drogave dhe ka shumë institucione të cilat e kanë përgjegjësinë për ta rkyer këtë punë. Por, mbi të gjitha është një institucion që është përgjegjës edhe për zhvillimin e politikave por edhe për dhënien e shembullit personal dhe ky është Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ramadani përmes një videomesazhi.
Ai i ka sfiduar pjesëtarët e Qeverisë që ta bëjnë narko-testin.
“Kërkoj dhe iu sfiduoj që ju të jeni shembull se jeni të vërtetë në luftën kundër drogave. Këtë kërkesë e kam pas edhe 3 vite më parë dhe po e rikthej sot në ditën kur jam certifikuar si deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar Ramadani.
Ai e ka publikuar edhe rezultatin e narko-testit që e ka bërë ai në QKUK, më 23 qershor, dhe ka thënë se janë rezultate të pastra. /Lajmi.net/
Video e plotë: