Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, hapet rruga për formimin e institucioneve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KQZ ka bërë edhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të dalta nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, transmeton lajmi.net. Kësisoj kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur zyrtarisht edhe përqindjet e partive: Me 53 ulëse, me 47.13% PDK me 22 ulëse…

Lajme

08/07/2026 11:07

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje KQZ ka bërë edhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të dalta nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, transmeton lajmi.net.

Kësisoj kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur zyrtarisht edhe përqindjet e partive:

Me 53 ulëse, me 47.13%

PDK me 22 ulëse 19.44%

LDK me 18 ulëse 16.69%

Lista Serbe 9 ulëse 5.40%

Aleanca me 7 ulëse 6.74%.

KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot kur u bën një muaj e një ditë nga zgjedhjet.

Ato ishin zgjedhjet e treta parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Albulena Haxhiut, e ka për detyrë ta thërrasë një seancë konstitutive të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Në këtë seancë bëhet konstituimi i Kuvendit, zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, ndërsa më pas vazhdohet me procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu e nominon partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje./Lajmi.net/