Trupi gjykues: Krasniqi kishte dijeni për krimet, por nuk ndërmori hapa

Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh, veçanërisht për ndalime të paligjshme, keqtrajtime dhe vrasje. Sipas gjykatësit Charles Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Krasniqi nuk ndërmori hapa për t’i parandaluar ose ndëshkuar ato. Përkundrazi, trupi gjykues konstatoi se ai u angazhua në përpjekje për të mohuar kryerjen e këtyre…

Lajme

16/09/2026 11:29

Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh, veçanërisht për ndalime të paligjshme, keqtrajtime dhe vrasje.

Sipas gjykatësit Charles Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Krasniqi nuk ndërmori hapa për t’i parandaluar ose ndëshkuar ato.

Përkundrazi, trupi gjykues konstatoi se ai u angazhua në përpjekje për të mohuar kryerjen e këtyre krimeve, përfshirë gjatë takimeve me përfaqësues ndërkombëtarë.

Trupi gjykues: Krasniqi ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal
Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi dha kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në zbatimin e politikës së shënjestrimit të personave të konsideruar kundërshtarë.

Sipas gjykatësit Charles Smith, përmes publikimit të komunikatave, deklaratave politike dhe urdhrave, Krasniqi inkurajoi kryerjen e krimeve kundër personave të konsideruar kundërshtarë. peshwn dhe pasojat e krimeve si jashtwzakonisht tw rwnda”,deklaroi Smith.